
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, konkretisht pranë Parkut Rinia.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip Benz dhe një motor. Drejtuesi i këtij të fundit ka marrë plagë të rënda.
I lënduari është transportuar në spital aty ku do të marrë dhe ndihmën mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjajrje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.