
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Sipas të dhënave zyrtare, në fshatin Suk, Fier, shtetasi I. B., 24 vjeç, banues në Berat duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja 16 vjeçe, banuese në Berat, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.