
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një furgon ka përplasur një fëmijë të mitur 4 vjeç.
I mituri është dërguar me urgjencë në spital të të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa është ndaluar shoferi i furgonit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjec, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.