Aktualitet

Aksidentet, ISHP: Udhëtoni me kujdes! Mos e shndërroni mjetin në vrasës!

Published

on

Nisur nga aksidentet me pasojë vdekje që kanë tronditur vendin ditët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar me një apel ndërgjegjësues për drejtuesit e automjeteve.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ISHP i bën thirrje shoferëve që të udhëtojnë me kujdes , me qëllim që të mos e shndërrojnë mjetin në vrasës.

“Shpejtësia e lartë dhe parakalimet e gabuara janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në javët e fundit, ku fatkeqësisht janë shënuar edhe viktima. Akset në problematike janë: Fier-Vlorë, Rrogozhinë-Elbasan, Fushë Krujë-Lezhë…”,shkruhet në njoftimin e ISHP-së.

Reagimi i plotë:

Mos nxito

PËR DISA MINUTA MË PAK, JU MUND TA SHNDËRRONI MJETIN TUAJ NË VRASËS.

Shpejtësia e lartë dhe parakalimet e gabuara, shkaqet kryesore të aksidenteve në javët e fundit, ku fatkeqësisht janë shënuar edhe viktima.
Akset më problematike janë: Fier –Vlorë, Rrogozhinë-Elbasan, Fushë-Krujë- Lezhë etj.

Ndër shkeljet më flagrante të konstatuara janë:

parakalimet e gabuara;

shpejtësia tej normave;

drejtim i mjetit në gjendje të dehur.

Exit mobile version