Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Qafë-Muzinë, Meta: I pikëlluar për jetët e humbura, policia të marrë masa për parandalimin e tragjedive

Published

on

Presidenti Ilir Meta reagon për aksidentin tragjik me pesë viktima të ndodhur këtë pasdite në Qafë-Muzinë.

Kreu i Shtetit iu shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të viktimave, ndërsa iu bën apel qytetarëve të ecin me kujdes për të shmangur tragjedi të tilla.

Gjithashtu, Meta i bën thirrje Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda.

Reagimi i Metës:

Thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë.

Ndaj dhembjen e thellë dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të tyre!

Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe i përgëzoj autoritetet shëndetësore për kujdesin dhe ndihmën që po u japin në këto momente të vështira!

Një apel të fortë u bëj të gjithë qytetarëve për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.

E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë.

Exit mobile version