.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar sërish ndaj akuzave të partisë demokratike në lidhje me deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi, i cili u përfshi në një aksident rrugor 3 ditë më parë. “PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt. Ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurd për të bërë opozitë. Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri dhe i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit. I kërkojmë ndjesë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush”-thuhet në njoftimin për shtyp të PDIU-së.