Aktualitet

Aksidenti tragjik/ Kosova shpall të hënën ditë zie!

Published

on

Nesër, 26 korrik Kosova do të jetë në zi, në nderim të qytetarëve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci. Ky vendim është marrë nga presidentja Vjosa Osmani, e cila për këtë arsye ndërpreu vizitën e saj në Japoni dhe nesër kthehet në Kosovë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.”, thuhet në vendimin e presidentes Osmani./

Exit mobile version