Aktualitet

Aksidenti tragjik/ Qirinj dhe lule, kolegët homazhe në vendin ku gjetën vdekje dy elektriçistët në Gjirokastër

Published

on

Punonjës të OSHEE Gjirokastër kanë bërë mbrëmjen e sotme homazhe në vendin ku u rrëzuan dy elektricistët Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj tre ditë më parë, aksident që iu mori jetën.

Ata kanë ndezur qirinj në brezin e betonit e quajtur gropa e tankeve, aty ku kaloi automjeti që më pas u përmbys në ujërat e Drinos dhe kanë vendosur lule në nderim të tyre.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, teksa dy elektricistët humbën jetën në krye të detyrës teksa ishin nisur për të lokalizuar defektin e linjës 6 kilovolt të fiderit në radiostacionin e nënstacionit të Gjirokastrës.

tpz.al

Exit mobile version