Kronikë

Aksidenton për vdekje 49 vjeçarin, arrestohet e reja

Published

on

Një aksident i ka marrë jetën një 49 vjeçari, ndërkohë që policia deklaroi se arrestoi drejtuesen e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe po punon për të zbardhur shkaqet e tij.

Aksidenti ndodhi në autostradën Tiranë – Durrës,  ndërsa 49 vjeçari udhëtonte me biçikletë, ndërkohë që është përplasur nga një mjet që drejtohej nga një vajzë, e cila ka rënë në pranga të policisë.

Njoftimi i plotë:

Durrës

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen K.D., 30 vjeçe.

 

Kjo shtetase më datë 16.06.2020, rreth orës 07:20, në autostradën Tiranë – Durrës, ka aksidentuar biçiklistin  shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth, i cili pasi u dërgua në spital për ndihmë mjeksore ka ndërruar jetë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

 

 

Exit mobile version