Connect with us

Aktualitet

Aktivitet jashtë orarit të caktuar, gjoba subjekteve

Published

on

Policia Vendore në Durrës,  bëri me dije se vijojnë kontrollet  për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Kështu si rezultat i këtyre kontrolleve ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, 2 subjekte, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, shtetasin F. N., pronar i një subjekti në lagjen nr .16, Durrës dhe shtetasin A. T., pronar i një subjekti në lagjen nr.10, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo pronar subjekti që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer  burim rreziku për qytetarët.