Connect with us

Lajme

Aktori Flor Binaj tregon ditët e tij në karantine: Mendoja se u ftoha në plazh, por …

Published

on

Pasi rezultoi pozitiv më koronavirus, Florjan Binaj u izolua në shtëpi për të shmangur kontaktet me personat e tjerë. Aktori i njohur i humorit, i cili është izoluar prej 7 ditësh, me anë të një postimi në rrjetet sociale tregoi si po e kalon kohën. Binaj publikoi videon e një qeni që po flinte gjumë dhe shkroi: “Të 7-tat e karantinës.” Aktori nënkuptoi se kohën po e kalon duke fjetur gjumë. Ai mori përgjigjet e testit mëngjesin e 18 qershorit dhe doli pozitiv me koronaviurs, por është asimptomatik. Binaj në një intervistë tha se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk ka asnjë lloj simptome, si edhe është vetëizoluar. “Gjendja ime shëndetësore është shumë e mirë siç edhe mund ta shihni. Nuk kam asnjë lloj simptome, as kollë, as temperaturë, as mungesë nuhatje dhe as mungesë në shije. Hyj tek asimptomatikët, thjesht duhet të bëj 10 ditëshin e ushtrisë, dënimin për krim të pa kryer, arrest shtëpie,”- tha aktori në një lidhje në Skype në emisionin “Open”.

Binaj rrëfeu se dyshoi se ishte me COVID pasi kishte pak temperaturë pasi u ftoh në plazh.

Ai tregoi se bëri tamponin pa pasur shenja dhe e priti me shumë qetësi përgjigjen.

“Bëra tamponin e famshëm. Unë nuk kuptova asgjë, thjesh bëra tamponin pa pasur shenja. Javës që shkoi pata pak temperaturë sepse shkova në plazh dhe nuk kisha marrë xhup me vete. Dhe kisha ftohtë si gjithë njerëzit e tjerë, me mëngë të shkurtra natën. Kisha pak temperaturë dhe fillova u bëra pak merak se nuk është se jemi në periudha të qeta. Për hir të familjes dhe punës duhet ta bëja testin. E bëra dhe prita përgjigjen me qetësinë më të madhe. Kur mora përgjigjen në 7 të mëngjesit më thanë fatkeqësisht. U shqetësova sepse nuk e prisja, por jam i qetë sepse kam mungesë të simptomave. Po e kaloj shumë kollaj, organizmi po tallet në një farë mënyre,”- tha Binaj.