Connect with us

Showbizz

Aktori turk konfirmon lidhjen me prezantuesen italiane dhe gjërat qenkan serioze.

Published

on

Disa ditë më parë, mediat italiane dhe ato turke shpërndanë me shpejtësi lajmin se aktori i njohur me origjinë shqiptare, Can Yaman, është në një lidhje dashurie me prezantuesen italiane, Diletta Leotta

Shkak u bënë disa foto paparaci, të cilat qarkulluan në portale, por as aktori dhe as prezantuesja italiane nuk dhanë asnjë koment publik.

Ndërsa pak më parë vetë Can Yaman postoi foton e parë nga Instagrami, madje edhe me një përshkrim ngacmues për çiftin e ri. “Çift i rrezikshëm” – shkruan ai pas kësaj fotoje me bukuroshen e njohur italiane.

 

 

Prej kohësh, flitet se Can udhëton shpesh drejt Italisë dhe këtë gjë, sapo e konfirmoi edhe vetë aktori. Kur u pyet herën e fundit pas zërave për një lidhje me prezantuesen italiane, Can ktheu një përgjigje të prerë: “Janë punët e mia”, por misteri nuk zgjati shumë, sepse ai vetë vendosi të zbulojë romancën e re në jetën e tij.