Aktualitet

Akuzat/ Sekuestrimi i 49 kg kokainë në kontejnerin me banane, lihet në burg pronari i kompanisë

Published

on

Lihet në burg babai i Arbër Çekajt. Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 72-vjeçarin Selim Çekaj, pronar i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane nga Ekuadori ku u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Edhe gjatë seancës gjyqësore Çekaj nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar përpara trupit gjykues, kryesuar nga gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi, se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur.

Droga u sekuestrua dje në portin e Durrësit teksa ishte porositur nga kompania e Çekajt që ndodhet në Maminas. Droga u gjet e fshehur në dy krahët e kontejnerit, e ndarë në pako me nga 1.3 kg secila. Kontejneri mbërriti 2-3 ditë më parë në Durrës, ndërsa kaloi në skaner dhe në kontrollet e qenit antidrogë.

Pas këtyre procedurave, u vu re se brenda tij kishte diçka të dyshimte dhe pas kontrolleve të imtësishme u zbulua sasia e drogës. Administratori i firmës që kishte porositur mallin, në këtë rast Selim Çekaj, është thirrur nga policia për të bërë verifikimet sipas procedurës.

Mësohet se 72-vjeçari nuk ka pranuar që të hapë kontejnerin, pa u çuar në magazinë pasi brenda kishte fruta që merrte nga Ekuadori. Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme. Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë.

Kujtojmë se djali i tij, Arbër Çekaj, u shpall në kërkim pas zbulimit të një sasie të madhe droge në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 613 kokainë që vinte nga Ekuadori, brenda një kontejneri me banane. Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të 2018-ës.

Exit mobile version