
Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen penale për Ervin Matën. Biznesmeni do të gjykohet për kallëzim të rremë. Për të njëjtën akuzë do të gjykohen edhe miqtë e tij Ajax Boshnjaku, Geldo Hoti, Redi Popesku dhe Fabio Allushi.
Ish-komandoja Meviol Bilo do të gjykohet për plagosje në kushtet e mbrojtjes ekstreme në dëm të Eljon Hatos. Për vrasjen e Fabian Gaxhës është pushuar akuza. Ngjarja ndodhi në zonën e ‘ish-bllokut’ më 4 tetor 2018. tpz.al