Aktualitet

Akuzohet se plagosi me thikë të miturin, arrestohet 34 vjeçari

Published

on

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një të mituri pak ditë më parë në Tiranë.

Në prangat e policisë ra shtetasi me inicialet B. L., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“Ky shtetas, më datë 15.01.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një shtetas të mitur 16-vjeç”, tha policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.tpz .al

Exit mobile version