Uncategorized

Akuzohet se transportonte emigrantë, prangoset 25-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Published

on

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar me iniciale F.H pasi akuzohet se transportonte emigrantë të paligjshëm nga Tirana përmes Kukësit drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ai u kap duke transportuar dy emigrantë me një makinë të cilën e kishte marrë me qira. Policia njofton se është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij A. B., 19 vjeç.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Tashmë në lidhje me këtë ngjarje, materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet, bazuar në informacionet e marra se një 25-vjeçar transportonte me mjet, emigrantë të paligjshëm nga Tirana, me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin : F. H., 25 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit F. H. në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit. tpz.al

Exit mobile version