
Policia ka arritur të arrestojë në Bangladesh Habib Talukder, i cili dyshohet se ka vrarë rreth 70 tigra.
Talukder, i njohur ndryse si Tiger Habib, kishte rreth 20 vite që ishte fshehur drejtësisë. Ai ishte dënuar tre herë për vrasjen e tigrave, por vendimi nuk u ekzekutua pasi 50-vjeçari vazhdimisht fshihej.
Ai fshihej në pyllin Sundarbans, e cila ndodhe në kufirin mes Indisë dhe Bangladeshit, e aty, besohet se ka vrarë kafshët e egra.
Ai tregtonte më pas tigrat, duke nisur që nga lëkura e tyre, madje edhe mishin e shiste kudo në botë.
Sipas mediave të huaja Talukder fillimisht dilte në pyll për të mbledhur mjaltë. Por më pas, përparoi duke u marrë me vrasjen e tigrave.