
Një alarm për eksploziv është dhënë mbrëmjen e sotme tek stadium Dinamo. Një valixhe ndodhet tek shkallët e një dyqani, e cila dyshohet se ka eksploziv.
Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.
“Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur. Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.