Connect with us

Aktualitet

Alarmante/ Infektohen me koronavirus 30 fëmijë të vegjël në çerdhen e Durrësit, raportohet për mungesë personeli në spitalin Covid të mbingarkuar

Published

on

Një lajm shqetësues vjen nga Durrësi, ku 30 fëmijë të një çerdheje në zonën e Spitallës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Tashmë pandemia është në një fazë të saj, ku përhapja e infektimeve te moshat e reja dhe vogolëshët sa vjen dhe po shtohet.

Shqetësuese shfaqet situate dhe në vetë spitalin e durrësit ku rezultojnë të shtruar 62 pacientë ndër të cilët 9 ndodhen në Reaminacion.

Nga ana e familjarëve të personave të shtruar është ngritur shqetësimi se brenda spitalit COVID në Durrës,, ka një mungesë stafi.

Duke qenë se pjesa më e madhe e të shtruarve janë të moshuar me probleme bashkëshoqëruese, nevoja për rritje të personelit shfaqet imediate.