Connect with us

Sociale

Alarmi: Pas të nxehtit, Shqipëria rrezikohet nga tërmete të forta

Published

on

Vera më e thatë dhe më e nxehtë e 80 viteve të fundit që ka prekur vendin tonë, përveç problematikës aktuale të zjarreve pritet të ketë pasoja edhe gjatë vjeshtës, por edhe më tej. Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi gjatë një takimi pune në Prefekturën e Tiranës me drejtuesit e zjarrfikësve dhe pushtetit lokal, ka paralajmëruar për rreziqe në një të ardhme jo të largët nga tërmetet dhe shirat. “Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm. Së pari duhet të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit ‘67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë, etj. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, pasi kanë nisur lëkundjet e para në qarkun e Elbasanit, kryesisht në Qukës”, ka deklaruar Prençi. Prençi ka kërkuar gatishmëri të strukturave edhe për shirat që mund të prekin vendin pas muajit shtator. Ndërsa sa i takon situatës aktuale të zjarreve, kreu i Emergjencave Civile ka kërkuar që të rritet monitorimi në zonat pyjore, në mënyrë që strukturat të lajmërohen që në fazat e para, me qëllim që të minimizohen dëmet dhe që vatrat të vihen nën kontroll më shpejt. Kujtojmë se më 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona Dibër-Librazhd, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 vetë dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.