Aktualitet

Albin Kurti: Dialogu me Serbinë nuk është prioritet as i qytetarëve dhe as i imi!

Published

on

Albin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër në Kosovë, ka folur për çështjen e dialogut me Serbinë.

Në studiot televizive në Prishtinë, Kurti thotë se dialogu nuk është në mesin e tre prioriteteve të tij qeverisëse.

Sipas të gjitha matjeve të opinionit dialogu me Serbinë nganjëherë janë prioriteti i gjashtë e ndonjëherë i shtati. Kurrë s’janë tri të parat. Unë duhet t’i përgjigjem qytetarëve”, tha ai.

“Nuk po them që s’do të merrem me atë por nuk është prioritet as i qytetarëve dhe ai i imi”, tha Kurti.

Gjithashtu, ai ka treguar se pse nuk ka pranuar një debat me kundërshtarët e tij nga PDK e LDK, Enver Hoxhaj dhe Avdullah Hoti.

“Së pari në bëmë koalicionin parazgjedhor edhe e identifikuam saktë çështjen zgjedhjet janë referendum”, theksoi Kurti.

“Në anën tjetër kishim planin i cili operon në disa linja. Për të dalë në debat para referendumit më duhej një përfaqësues i planit. Veç qashtu e ka kjo punë”, shtoi ai.

“Athua s’u bën ata bashkë më 25 mars. Ajo çka po ndodh sot është pasojë e 25 marsit të vitit të kaluar. Ky është referendum. Në një anë jemi presidentja dhe unë dhe në anën tjetër janë ata”, theksoi ai.tpz.al

Exit mobile version