Connect with us

Aktualitet

Alizoti: Blerja masive e votës është kthyer në industri nga PS!

Published

on

Deputeti i Zgjedhur i Partisë Demokratike, njëherësh drejtues politik i demokratëve për qarkun e Beratit, Tomor Alizoti në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës ka folur në lidhje me faktin se pse nuk i njohin zgjedhjet në qarkun e Beratit.

Teksa nënvizoi  se në Shqipëri është bërë e rrezikshme industria e vjedhjes së votës, Alizoti tha se shtresa e mesme në të gjithë vendin është blerë nga qeveria, e cila siguroi edhe mandatin e tretë. Sipas tij, PD-ja i fitoi zgjedhjet dhe se mori vota bie nga qytetarët, pa ndikime dhe blerje.

“Qeveria e këtyre 8 viteve, sidomos në këto 4 vite, ka arritur të mbizotërojë një pjesë të madhe të mediat, të ngacmojë popullsinë dhe të krijojë perceptime. Një nga perceptimet është zhvendosja e temave, e problemit real. Problemi i kësaj demokracie, është problemi me votën. Shqipëria ka pasur probleme me votën. Sot nuk është problem, është industri, blerja e votës. Demokracia nuk funksionon me votë, është e brishtë. Ky është një sistem i brishtë. Më e cënueshmja, është vota. Që të jesh i lirë do të thotë të votosh, të jesh i pandikueshëm. Edhe nëse blihesh, pavarësia nuk ekziston më. Ky sistem ka krijuar një perfeksion të blerjes së votës. Çrregullimi i votës sot është profesional.

Në këtë industri nuk fiton dot. Ka 3 elemente në këtë garë që nuk ka qenë më përpara. Ka qenë amatore. Sot rreziku më i madh është autoritarizmi, mafia në politikë oligarkia. Një grup i vogël biznesmenësh kanë marrë 2.1 mld euro nga buxheti i shtetit. Kanë marrë gati gjysmën e buxhetit. Ky lloj grupi mund të blejë diferencën. Harxhimet në fushatë kapin sa harxhimet në 4-vjeçar. E gjithë shoqëria, ka nevojë për reformim urgjent dhe vendimtar”, tha Alizoti.