Connect with us

Aktualitet

Ambasadorja Kim tregon si e njohu këngëtaren nga Pogradeci në aeroport: I premtuam njëra-tjetrës që do të ritakoheshim

Published

on

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shpërndarë një video të këngëtares Ermira Babaliu.

Ajo ka treguar historinë sesi ishte njohur me të, ndërsa shfaqej duke e përqafuar. Ndërsa ka këngëtarja i ka dedikuar vargjet: Harroje, harroje ti dashurinë tonë…

“Si nisi…si ka përfunduar! Ermira Babaliu dhe unë u takuam për herë të parë teksa ndërronim aeroplanët në Frankurt, në shkurt të vitit të shkuar. Kaluan shumë mirë dhe i premtuam njëra-tjetrës që të takoheshim në Pogradec. Karantina na e ndaloi që të takoheshim, por pas më shumë se një viti ia ku jemi në Pogradec, duke mbajtur premtimin. Në disa orë, Mira do të këndojë “Kali i Bardhë” dhe hite të tjera, e unë do të jem aty për të duartrokitur. Por fillimisht, Mira më tha një performancë të shkurtër pranë liqenit…,”-shkruan ambasadorja Kim.