HOROSKOPI

Amendamentet e PD për ndryshimet kushtetuese, Rama: Duam t’i japim një shans dialogut

Published

on

Kryeministri Rama në konferencën për shtyp me ambasadorin Soreca , u ndal edhe në propozimin e bërë nga partia Demokratike në lidhje më ndryshimet kushtetuese por pa mbajtur një qëndrim në lidhje me këto propozime.

“Nuk është etike që t’i komentoj këtu këto propozime. Kemi dhënë disponim total për t’i diskutuar në mënyrë serioze në procesin e dialogut që sipas meje duhet të ushqehet me vullnet të mirë mes palëve. Do më ndjeni të mos jap opinione para se t’i japim dialogut një shans real. Të kemi mundësi t’i ballafaqojmë me palën tjetër, duke patur vullnet të dëgjojmë, e duke kërkuar të dëgjohemi. Cilësia e një bashkëjetese, nuk përcaktohet nga sa shpesh bie dakord po nga mënyra se si biem dakord.

Dëshiroj t’i japim një shans dialogut, opozita ka bërë tre propozime, mund të bëjë edhe më shumë është në të drejtën e vet. Kemi detyrën t’i japim mundësi të diskutohen pa dhënë opinione përfundimtare. Jemi gati t’i diskutojmë drejtpërdrejtë me ta dhe jo me pasqyra ku secili flet vetë e nuk dëgjon çfarë thotë tjetri”- u shpreh Rama.

 

Exit mobile version