Bota

Amendamentet e PE mbi draft raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet e 25 prillit parakusht themelor për integrimin në BE

Published

on

Grupimet politike të Parlamentit Evropian propozojnë dhjetëra amendamente mbi draft-raportin e eurodeputetes Isabel Santos, lidhur me progresin e Shqipërisë për vitin 2020. Në amendamente theksohet se Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme në rrugën e saj drejt BE-së, duke përmbushur pjesërisht kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare:

“Mbështesim thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare pa vonesa të mëtejshme pasi të jenë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Europian në vijim të aprovimit të kuadrit negociues”.

Ndalur në një nga 6 kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe që ka të bëjë me reformën zgjedhore në amendamente:

“Theksohet rëndësia për të zbatuar rekomandimet e  Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor; shprehet keqardhje për shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe që Parlamenti shqiptar miratoi legjislacionin e diskutueshëm, me gjithë thirrjet e përsëritura nga komuniteti ndërkombëtar për të pritur mendimin e Komisionit të Venecias; Bëhet thirrje që rekomandimet më të ngutshme të Komisionit të Venecias të miratohen dhe zbatohen në kohën e duhur para zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme”.

“Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë thelbësore për konsolidimin demokratik të vendit; zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor për integrimin në BE

Në amendamente shprehet shqetësimi, se policia e shtetit mund të marrë donacione private dhe sponsorizime. Shqetësime shprehen edhe për dhunën disproporcionale të ushtuar nga forcat e rendit në disa raste”.

Në amendamente gjithashtu bëhet thirrje për shtimin e hetimeve kundër pastrimit të parave si dhe goditjen e aseteve të krimit të organizuar…

“Vërehet rritje e hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare që synojnë pasurinë e paligjshme dhe pastrimin e parave, duke çuar në ngrirjen dhe sekuestrimin sistematik të pasurive kriminale, dhe bëhet thirrje për ndjekje të mëtejshme dhe dënime përfundimtare të gjykatës; nënvizohen probleme te tjera të pastrimit të parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme”.

Në një tjetër amendament kërkohet nga Shqipëria që të caktojë sa më shpejt një prokuror ndërlidhës në agjencinë europiane kundër krimit, si edhe te ndryshoje strategjinë dhe planet e aksionit në luftën kundër drogës duke përfshirë edhe mbushjen e boshllëqeve ligjore për substancat përzierëse që përdoren për drogat.

Eurodeputetët shprehin gjithashtu shqetësim të thellë për draftin e medias audiovizive duke bëjnë thirrje për miratimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.  tpz.al

Exit mobile version