Connect with us

Showbizz

Andi rrëfehet pa dorashka/ Tregon bisedën e fundit me Tean dhe me produksionin, ja çfarë thotë për autoren e Për’puthen

Published

on

Personazhi më i komentuar i këtyre ditëve, Andi Shehi, ishte i ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, për të folur për skandalin e madh të “Për’puthen”.

Pas bërjes publike të lidhjes së Teas dhe Beartit, menjëherë pasi Andi dhe Tea dolën të “përputhur” nga emisioni, Andi deklaroi nëpërmjet një statusi në ‘InstaStory’ se produksioni e kishte detyruar t’i bindej rregullave të tyre pas nënshkrimit të një kontrate ‘të frikshme’.

Mbrëmjen e sotme në “Roped With Olsi”, ish-konkurrenti i uroi publikisht më të mirat Teas dhe Beartit për lidhjen e tyre.

“Ju shkoftë sa më mbarë”- u përgjigj Andi, kur u pyet se ç’do t’i thoshte çiftit.

Andi tregoi se për Tean kishte pasur një simpati, e cila nuk arriti të zhvillohej më tepër për shkak të rrjedhës së ngjarjeve, por la të kuptohet se ata kanë mbetur shokë të mirë.

Gjithashtu pas skandalit, ata kanë komunikuar së bashku, duke pyetur njëri-tjetrin nëse janë mirë.

“A je mirë? Po, po ti? Po”- ishin mesazhet e tyre të fundit.

I pyetur se çfarë do t’i thoshte Teas, Andi u shpreh: “Do i thoja që pavarësisht të gjithave, vetëm kemi lindur, vetëm do vdesim. Jepi drejtim!”

Më tej Olsi e pyeti edhe për bisedën e fundit me produksionin dhe se çfarë do t’i shprehte autores së programit, Olsa Muhameti.

I pyetur nga Olsi ç’do të bënte nëse do ta shihte Olsën në rrugë, Andi tregoi se s’do t’i fliste fare, vetëm do t’i jepte dorën.

“Çfarë t’i them unë. Ajo në fakt tani për momentin ka edhe mamin sëmurë ç’është e vërteta, gjë që më ka mërzitur shumë.

Pavarësisht se vijnë rrethanat të atilla, dua t’ia them dhe publikisht që mami uroj që t’i bëhet sa më mirë, se jemi njerëz mbi të gjitha.

Çfarë të kam thënë, ta kam thënë. Çfarë më ke thënë, ma ke thënë. Nëse do ta takoja, për respekt do ta pyesja ‘si është mami.’”- ka thënë Andi.gz shk