Connect with us

Aktualitet

Anglia “fortifikon” kufijtë, 10 vite burg nëse gënjeni për zonat e kuqe që keni vizituar. Ja rregullat për shqiptarët

Published

on

Anglia ka ashpërsuar rregullat për udhëtarët që hyjnë në këtë vend.

Personat që kanë vizituar një nga vendet e klasifikuar në listën e kuqe, nuk mund të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar përveç rasteve kur ata janë rezidentë apo shtetas britanikë.

Rezidentët dhe shtetasit britanikë, që kanë vizituar këto vende, do të duhet të karantinohen në hotele të përcaktuar nga qeveria për një periudhë 10 ditore, nëse kanë vizituar një nga vendet e shpallura si zona të kuqe. Në këtë listë gjenden vende si Afrika e Jugut, Brazili, Argjentina, Peru, Emiratet e Bashkuara, etj. Lista e plotë e vendeve të klaisifkuara si të kuqe, mund të gjendet këtu.

Personat që kanë vizituar këto vende dhe nuk karantinohen do të gjobiten deri në 10 mijë paund. Ndërsa, në rastet kur pasagjerët gënjejnë në dokumentin që plotësohet për të hyrë në kufi, i njohur si “pasanger locator form”, lidhur me vizitat në këto vende të listës së kuqe, atëherë ata mund të përballen me burg deri në 10 vite.

Shqipëria aktualisht nuk bën pjesë në listën e vendeve të kuqe, por nëse keni vizituar një nga vendet e zonës së kuqe, nuk mund të udhëtoni drejt Anglisë. Në rastet kur keni rezidencë apo nënshtetësi britanike, rregullat e mësipërme do të aplikohen për ju.

Çdo person që udhëton nga Shqipëria drejt Anglisë, duhet të paraqesë një test negativ të Covidit në kufi dhe duhet të karantinohen për 10 ditë. Qeveria gjithashtu ka vendosur që gjatë kësaj periudhe të karantinës, udhëtarët do të testohen edhe dy herë të tjera, konkretisht në ditën e dytë dhe të tetë të karantinës.

Këto rregulla të reja pritet t’i reduktojnë ndjeshëm udhëtimet drejt Anglisë.

Mbretëria e Bashkuar gjendet në një izolim në shkallë kombëtare, i cili ende nuk dihet se kur do të përfundojë.

Për momentin situata e pandemisë duket drejt përmirësimit, me shifra më të ulura të infektimeve dhe fataliteteve. MB gjithashtu ka vaksinuar mbi 12 milionë persona dhe vaksinimi vijon me ritme të larta.

Por frika e autoriteteve, lidhet me një variant të ri të koroanvirusit, i njohur si varianti i Afrikës së Jugut, për të cilin vaksina e AstraZeneca nuk ka shfaqur efektivitet të lartë, sipas testimeve paraprake. Kjo shpjegon edhe ashpërsimin e masave për udhëtarët që vijnë në Angli. tpz.al