Connect with us

Ekonomi

APD: Përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit në 7 muaj, 18% më shumë se në vitin 2019

Published

on

Afro gjysma e anijeve të transportit, të cilat u akostuan në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-korrik 2020 janë përpunuar në Terminalin Perëndimor, siç njihet ndryshe Terminali i Mallrave Gjenerale.

Gjatë periudhës 7-mujore në këtë Terminal që administrohet nga Autoriteti Portual Durrës janë përpunuar 484,589 tonë mallra, ose 18 % më shumë se sa në janar-korrikun e vitit 2019.

Nga të dhënat e përpunuara në sektorin e Statistikave, mësohet se nga moli 1 deri në molin 5 të këtij Terminali janë akostuar 157 anije.

Ndër mallrat e përpunuar në këtë Terminal janë: paleta, rrotativa llamarine, xhama, bersi soje, grurë, ure, melaminë, etj.

Me sukses ka vijuar puna në Portin e Durrësit dhe përsa i përketë mallrave që janë transportuar drejt Kosovës.

5,764 tonë mallra më shumë janë transportuar nga Porti i  Durrësit drejt Kosovës, krahasuar kjo me të njëjtën periudhe të 2019-ës.

Në total janë përpunuar rreth 115 mijë tonë mallra të ndryshme, që kanë mbërritur me anije në portin e Durrësit, gjatë periudhës janar-korrik 2020, të cilat më pas i janë drejtuar qyteteve të Kosovës.

Sipas të dhënave nga Sektori i  Statistikave ne APD, mallrat që janë transportuar më pas tranzit në rrugë tokësore drejt Kosovës janë: llamarina, qymyr, çimento, hekur ndërtimi dhe xhama.

Mallrat tranzit për në Kosovë janë përpunuar në Terminalin Perëndimor, 68 mijë tonë, dhe në Terminalin Lindor, 47,442 tonë gjithsej.