Connect with us

Sociale

APD: Të bashkëjetosh me Coronavirusin!

Published

on

APD: Të bashkëjetosh me Coronavirusin!

Autoriteti Portual në Durrës, me anë të një postimi të bërë publik, në faqen zyrtare në Facebook, bën me dije se në Portin e Durrësit, po  i përgjigjen me të njëjtën mënyrë, pa ndërprerë aktivitetin, duke ofruar shërbime me vigjilencë të shtuar ndaj sigurisë shëndetësore, situatave të COVID-19.

“Të bashkëjetosh me Coronavirusin”, kështu është titulluar postimi i bërë, shoqëruar me disa foto, ku tregohen masat e shtuara me higjenën, mbajtjen e maskave, dezinfektimet në mjediset e Portit të Durrësit.

Postimi i plotë:

Të bashkëjetosh me Coronavirusin!!

Përshtatja në kohë “kovidiane” do të thotë të përshtatesh dhe të bashkëjetosh me Coronavirusin. Natyrisht që na ka vështirësuar aktivitetin normal të jetës, pasi jemi në kërcënim të përditshëm, na kufizon, na detyron dhe na dëmton në rast të mundshëm infektimi! Ne i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë, pa ndërprerë aktivitetin tonë, duke ofruar shërbimet me vigjilencë të shtuar ndaj sigurisë shëndetësore. Respektojmë rregullat e higjienës, mbajmë maskën, ruajmë distancën, duke parandaluar që ky virus të hyjë në rrugët e frymëmarrjes #RuajmëShëndetinVazhdojmëPunën #COVID19