Connect with us

Aktualitet

Arbana jep lajmin e mirë: Do të ndërtojmë pallate për të pastrehët e Shijakut.

Published

on

Arbana theksoi se asnjë familje nuk do të mbetet e pastrehë.

“Kjo është sfida jonë për të realizuar hap pas hapi me këmbëngulje dhe vullnet çdo fazë në procesin e Rindërtimit, falë mbështetjes së Kryeministrit, Edi Rama dhe punës tonë të përbashkët. Gjithashtu po investohet te ujësjellësi. Kemi dërguar dy projekte për Njësinë Maminas dhe Njësinë Gjepalaj. Shumë shpejt nis ujësjellësi i Maminasit dhe Gjepalajt, ku përfshihet Likeshi, Hardhishtja, Gjepalaj e sipërme dhe gjithë Njësia.”- theksoi kryebashkiaku Arbana.

Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shijak, e cila u transmetua live për transparencë ndaj qytetarëve, kryetari i bashkisë Elton Arbana tregoi projektet më të afërta të bashkisë.

Ai dha lajmin e mirë për të pastrehët që do të ndërtohen tre pallate për ta.

“Ndërkohë 30 pallatet që po ndërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për familjet që humbën shtëpinë nga tërmeti, pasi të përfundojnë do t’i dorëzohen Bashkisë. Do të jetë bashkia ajo që do të bëjë ndarjen e apartamenteve së bashku me certifikatën e pronësisë në bazë të vlerësimit të dosjeve të paraqitura nga çdo familje”,- tha Arbana në mbledhje.