
Burime për mediat bëjnë me dije se Edlir Sejdini ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar listën e prezencës së punonjësve, e duke përvetësuar kështu një vlerë prej 30 milionë lekësh pranë qendrës shëndetësore. Arrestimi i tij u bë pas hetimeve disa mujore të seksionit të krimit ekonomik pranë drejtorisë së policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan. news bomb