Connect with us

Aktualitet

Arrestohet në Portugali bosi i Ndranghetas, ishte dënuar me burgim të përjetshëm

Published

on

Policia portugeze ka vënë në pranga shefin e mafias kalabreze, Francesco Pelle 43 vjeç, në kërkim prej 14 vitesh.

Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në një klinikë të Lisbonës ku ai po trajtohej për COVID-19.

Ndër të tjera mësohet se se 43 vjeçari është kreu i mafisë së fuqishme kalabreze Ndrangheta, i cili kontrollon tregtinë e kokainës në Evropë, i cili ishte në arrati që nga viti 2007.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm pasi urdhëroi kryerjen e një masakre në prag të Krishtlindjes në vitin 2006, në të cilën u vra gruaja e shefit rival të mafisë Giovanni Luka Nirta.

Në këtë mënyrë, Pelle filloi një cikël hakmarrjeje, i cili arriti kulmin në masakrën në qytetin gjerman të Duisburg në gusht 2007, kur u vranë gjashtë persona.

Për shkak të lëndimeve që mori në një pritë në vitin 2006, Pelle mbeti në karrocë për invalidë dhe u zhduk në vitin 2007 ndërsa priste që Gjykata e Lartë në Milano të konfirmonte dënimin e tij të përjetshëm.