Lajme

Arrestohet shoferi i kamionit, shkaktoi aksidentin ku humbi jetën gazetarja e ‘Tv Klan’

Published

on

Policia e Lushnjes arrestoi drejtuesin e kamionit që shkaktoi aksidentin me vdekje në rrugën Lushnje – Berat. Në këtë ngjarje humbi jetën gazetarja e emisionit “Stop”, në “TV Klan” dhe u plagosen tre pjestarë të familjes së saj.

41-vjeçari  Bashkim Pula bëri një parakalim të gabuar me kamion të ngarkuar me tonelata mermer dhe si pasojë e një parakalimi të gabuar shkaktoi aksidentin fatal. Ai tashmë ndodhet në qeli, Policia e Lushnjes i vuri prangat.

 

 

 

Në një segment në të cilin duhej të ishte me 40 km në orë, ai manovroi me 60 km në orë. Frenoi kur pa makinën përballë dhe në atë kohë nga karroceria e kamionit u shkëput guri i mermerit.

Kjo manovër e gabuar shkaktoi aksidentin tragjik të shtunën në rrugën Lushnje-Berat, pranë fshatit Çiflik. Guri ra në rrugë dhe më pas në mjetin tip “Peugeot” me të cilin po udhetonte drejt Skraparit familja Isufaj.

Gazetarja e emisionit “Stop” në “TV Klan”, 24-vjeçarja Erinolda Isufaj e cila ndodhej në sediljen e pasme ndërroi jetë rrugës për në spital.

Kurse prindërit e saj Shkëlqim dhe Dituri Isufaj, 51 e 50 vjeçe dhe dhëndri i tyre Marko Idrizi 29 vjeç, ndodhen në spitalin e traumës në Tiranë.

Makinat ishin ballë për ballë dhe Pula transportonte dy blloqe gurësh mermeri, nga Berati në Tiranë

Exit mobile version