
Ditën e djeshme në qytetin e Vlorës janë ndjerë disa lëkundje tërmeti rreth orës 23:30.
Sipas të dhënave të ESMC-së, magnituda e tërmetit ka shënuar 3.4 të shkallës riter. Lëkundjet sizmike kanë qenë me epiqendër 7 km në veri të qytetit bregdetar dhe thellësia e tyre ka qenë vetëm 2 km. Përveç frikës që ka shkaktuar te banorët nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale. Kohët e fundit, vendi ynë është lëkundur herë pas here nga tërmete të ndryshme, që sipas sizmologëve lidhen me tërmetin e 26 nëntorit.