Connect with us

HOROSKOPI

Astrologia Meri paralajmëron këtë shenjë: Për një plesht do digjni jorganin …

Published

on

Astrologia Meri Shehu ka dhënë parashikimin e saj për ditën e sotme 19 tetor. ‘Një javë interesante po fillon sot datën19 tetor ku Marsi i kundërt në Dash dhe Mërkuri i kundërt në Akrep kërkojnë të thellohemi në çështjet që na shqetësojnë. Po kështu sot ngrihet në pikën më të lartë kundërshtimi midis Mërkurit i kundert në Akrep me Uranin e kundërt në Dem. Marsi sot ndodhet në një pikë ku tregon karakteristikat e tij luftarake dhe udhëheqëse. Sot do kuptojmë që kemi marrë goditje të forta në të kaluarën dhe ndaj nesh ka pasur xhelozi të keqe dhe agresivitet. Jemi në fazën e fundit të luftës në Betejen e Fundit dhe këtë do ta japim kur Marsi të kaloj përsëri në këtë pozicion kur te jete i drejtë muajin tjetër ‘ ka shkruar në pjesën hyrëse astrologia

Dashi-Sot do keni një goditje në çështjet e rëndësishme personale dhe në çdo projekt punë që ju pretendonit që do kishit filluar tashmë një fazë të re të jetes

Demi-Një ndryshim komplet planesh që do ta bëni ju vetë më konfuz pasi askush nuk do pranoj inisiativat apo idetë tuaja. Do ta keni të vështirë një takim të rëndësishëm .Nuk do ju presin

Binjaket- O Zot sot mund të kthehet gjithçka përmbys në lidhje me punën dhe me ndryshimet që keni bërë por edhe me kundërshtarët .Do jeni te syrvejuar në çdo moment

Gaforrja-Një takim sot në jetën personale apo një biznes personal do hasi pengesa nga të gjitha anët dhe do rrjedhi ujë nga çdo cep duke ju lene mangut dhe bosh në fund si nje kulluese makaronash

Luani-Nëse uleni sot të bëni një marrëveshje për hatër të karrieres dhe familjes do ndjeni se do kete persona të afërt që do ju prishin çdo detaj dhe çdo dakortësi. Do keni debate familjare dhe lëvizje biznesi

Virgjeresha-Në momentin që keni menduar se keni rregulluar një gjë do prishni një gjë akoma më të madhe që do ju prishi në kohë planet e së ardhmes. Për një plesht do digjni jorganin

Peshorja-Detaje të rëndësishme do dalin në çështjet tuaja ekonomike ku duket sikur sapo afrohen parate ikin përsëri dhe sapo afrohet dikush në jeten personale ikën përsëri. Përpiquni të kapni ndonjë gjë

Akrepi-Ju duhet nje ide vërtetë e zgjuar që ti bëni balle kushteve të reja që jane krijuar dhe kane çorientuar njerzit e bashkëpuntorët tuaj. Duhet të ruani një nivel të zgjuar komunikimi dhe mistik dhe instiktive por edhe hakmarrës e zotërues

Shigjetari-Një ide e re në lidhje me punën apo nje as nen mëngë do jetë shpëtimi juaj. Si i thotë dikush që hiqet si i afërt do ju haj edhe mishin edhe kockat prandaj merruni me zgjuarsi me këdo dhe me goditje në shenjë

Bricjapi-Një ditë e rëndësishme në lidhje me jeten personale por kujdes se dikush kërkon tju çorentoj me ato që do ju thotë për tju hequr vëmëndjen nga gjërat tuaja

Ujori-Ditë e fuqishme kjo e sotmja ku ju duhet të fitoni përball atyre që po përpiqen tju fusin ne pyllin e errët të magjepsur por që në fund nuk ka asgjë interesante

Peshqit-Ditë e komplikuar në çështjet ligjore apo në punët që kanë të bëjnë me tregtinë e informacionin. Kujdes mesazhet dhe premtimet në lidhje me punën e jetën personale Mund të rezultojne asgjë apo te eleminojnë njera tjetrën.