Connect with us

Aktualitet

Atentati ndaj Gjon Menës, ‘i forti’ i Myslym Shyrit Gjergj Cukali në GJKKO për masën e sigurisë

Published

on

Gergj Cukali, i njohur ndryshe si ‘i forti’ i Myslym Shyrit në Tiranë është paraqitur në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.

Cukali dyshohet se është porositës i atentatit ndaj Gjon Menës, krim i cili dështoi.

Gjergj Cukali u arrestua para disa ditësh, pasi dyshohet se u ka dhënë para dy vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimit, në këmbim të ‘kokës’ së Menës.

Fillimisht ai u ka dhënë 10 mijë euro që vëllezërit të blinin një makinë të llojit “Fiat” për të ndjekur shënjestrën dhe më pas për të vendosur eksplozivin poshtë mjetit të tij.

Ndërsa 30 mijë euro të tjera do t’i merrnin pasi të kryenin ‘punën’. Por Mena, i njohur edhe me emrin Altin Xhuxham shpëtoi vetëm me disa plagë në këmbë.

Çfarë ndodhi më 9 shkurt?

Mëngjesin e datës 9 shkurt, Gjon Mema u drejtuar për tek makina e tij e llojit “BMW X5”, që e kishte të parkuar në Kamëz.

Në momentin që Mema shtypi pultin për të hapur makinën lënda eksplozove shpërtheu.

Si pasojë e shpërthimit, Mema pësoi lëndime në të dyja këmbët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjergj Cukali është emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në 2019 është arrestuar si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Arben Bilali.