Connect with us

Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, shtyhet seanca gjykuese për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn

Published

on

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, të cilët po përballen me drejtësinë, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan ndoji.

Ndërkohë, shkak për shtyrje të seancës është bërë fakti që nuk janë paraqitur të dëmtuarit nga vepra penale, si ish-prokurori Ndoji, miku i tij Rrumi dhe familjarët e të ndjerit Andi Maloku, që ndodheshin bashkë në makinë, kur iu bë atentat në nëntor të vitit 2019.