Connect with us

Aktualitet

Autori i preferuar i Bashës/ Zbulohet libri që i bleu e bija..

Published

on

Aurela Basha dhe bija e saj, Dafina, kanë bërë një vizitë në librari, ku kanë blerë dhe disa libra.

Një prej tyre, është dhuratë për liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Këtë gjë e zbuloi bashkëshortja e demokratit, Aurela, përmes një fotoje në rrjete sociale.


Por, pas publikimit të fotos, kanë nisur të vërshojnë komente të shumta, ndër të cilat spikat ajo e moderatores dhe ish-zëdhënëses së PD-së, Ori Nebiaj.

Kjo e fundit, e shtyrë nga kureshtja, pyet Aurelën mbi titullin e librit, duke shtuar se do të ishte më mirë që fotoja të publikohej teksa i dorëzohej kryedemokratit.

Nuk ka vonuar shumë përgjigja e Aurelës, e cila e krahasojë me humor të bijën me të bashkëshortin duke thënë: ‘bëmë baba të të ngjaj’. Më tej, bashkëshortja e Bashës, zbuloi se libri i dhuruar ishte ‘Rrëfenja e dy qyteteve’, nga autori klasik Çarls Dikens.

Ori Nebiaj: Ose postoje më vonë kur t’ia japë ose na e trego titullin që zgjodhi Dafina për babin.

Aurela Basha: Po kush të le aman, janë të dy njësoj ‘bëmë baba të të ngjaj’. Kishte botime shumë të mira të klasikëve dhe Dafina zgjodhi ‘Rrëfenja e dy qyteteve’ nga Çarls Dikens..tpz.al