Connect with us

Aktualitet

Babai i gjyqtares së arrestuar: Edi Rama i tha se kurrë nuk ke për të kaluar vettingun

Published

on

Save

Share

I sëmurë me parkinson, me njërën dorë që nuk e lëvizte dot, babai i gjykatëses Enkeleida Hoxha të arrestuar për korrupsion bashkë me nëntë persona të tjerë në gjykatën e Krujës u përlot teksa fliste për të bijën e jetën e saj përpara dyerve të GJKKO.

Ndërsa deklaroi se vajza e tij është kërcënuar për të dhënë vendime për disa “bosë të krimit” iu drejtua publikisht edhe kryeministrit të vendit Edi Rama.

“Ajo nuk ka bërë asnjë veprim me qëllime të atilla siç flet kryeministri. Kryeministri i tha gjyqtares s’ke për ta marrë vettingun, Pse?

La në burg atë vajzën që dhunohej nga ai djali i deputetit. Vajti shoqja e saj dhe e liroi, tani kjo shoqja e vajzës për çudinë e të gjithëve ka vajtur këshilltare në gjykatën e Lartë. Si ka mundësi more? Jo kaq hapur…O kryeministër mos u merr me të tillë njerëz që janë qelibar dhe nuk janë ashtu siç mendon ti!

Pres që e vërteta të dalë siç është.

Nëntë mijë dollarë që i janë gjetur janë për firmën e ndërtimit, unë jam i sëmurë me parkinson, djali gjithashtu (i Enkeleides). Pasqyroni ashtu siç duhet realitetin”,- tha Hoxha më zërin që i dridhej.tpz.al