Connect with us

Showbizz

‘Babai më përdhunoi kur isha 15-vjeçe’/ Aktorja e famshme shokon me deklaratën

Published

on

Aktorja e famshme e serialeve si “Our Story”,  “Sen Çal Kapımı” dhe “Aşk Logic İntikam”, Melisa Döngel ka treguar se është dhunuar dhe abuzuar seksualisht nga babai i saj në moshën 15 vjeçare. Ajo i ka shokuar të gjithë me deklaratën e saj, kur tha se edhe pse i kishte treguar të ëmës, ajo nuk e besoi në fillim dhe ai i kërkoi asaj që të mos i thoshte asgjë askujt. Aktorja ka treguar gjithashtu se ka marrë ndihmë psikologjike për një kohë të gjatë pasi traumat e së shkuarës ishin shumë të mëdha.

Shumë qytetarë në Turqi, përfshirë shumë artistë  kanë filluar të mbështesin Melissa Dongel, publikisht me hashtagun #YalnızDeğilsınMelisaDöngel .

Historia e Döngel është bërë e njohur dhe pas përplasjeve që ka pasur me të atin dhe tani që ai eshtë në burg. Aktorja ka kërkuar kujdestarinë e së motrës 17 vjeçare për të shmangur historinë të përsëritet, por i ati nuk e ka lejuar dhe ka thënë se vajzën mund ta mbajë vetëm e ëma. Mamaja e aktores jeton në Rusi dhe e ka dërguar vajzën sërish tek e motra pasi nuk mundej të kujdesej për të.