Connect with us

Aktualitet

Bahri Shaqiri:Durrës ka nevojë për njerëz të papërlyer me krimin dhe korrupsionin.

Published

on

 

Në një postim në rrjetet sociale, Bahri Shaqiri shkruan   se Qarku i Durrësit ka nevojë për deputetë me integritet të lartë njerëzor dhe civil, njerëz të papërlyer me krimin dhe korrupsionin. Shaqiri ështe kandidat per deputet në Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës.

 

 

Postimi i plotë

Krimi, korrupsioni dhe pushteti qendror e vendor në qarkun e Durrësit kanë një fytyrë.

Maska e tyre do u çirret më 25 prill.

Qarku i Durrësit ka nevojë për deputetë me integritet të lartë njerëzor dhe civil, njerëz të papërlyer me krimin dhe korrupsionin.

Ka nevojë për përfaqësues të denjë që t’i shërbejnë këtij qarku të rëndësishëm plot vlera, traditë e qytetari.

Njerëz që e përfaqësojnë me dinjitet këtë qark dhe do jenë zëri i banorëve të thjeshtë.

Krimi dhe korrupsioni si autoritet mbi qarkun e Durrësit dhe lidhja e individëve me petk zyrtar të përlyer me paligjshmëri do marrin fund më 25 prill e më pas do mbajnë përgjegjësi përpara ligjit dhe drejtësisë.

25 prilli do jetë fundi i kontrollit të krimit dhe kthimi i qarkut të Durrësit në duart e banorëve të thjeshtë.
Bahri Shaqiri