Connect with us

Aktualitet

Balluku tregon se kur do të hapet Bypassi i Vlorës: Kam marrë garancinë se do jetë i aksesueshë më…

Published

on

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka inspektuar punimet në Bypassin e Vlorës, teksa ka dhënë lajmin se do të hapet më 15 korrik.

Aji u shpreh se po punohet shumë që të arrihet që të hapet për sezonin e verës për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.

“Unë kam marrë garancinë që ky Bypass do të bëhet i aksesueshëm në 15 korrik. I kam kërkuar ARRSH dhe supervizorit që të tregohen të kujdesshëm sa si përket sigurisë rrugore. Përfundim në kohë rekord, por duke përmbushur edhe të gjitha kushtet e sigurisë rrugore. Nga sot dhe deri në 15 korrik në do të jemi prezent në Bypass për t’ju mbështetur për të mbaruar sa më shpejt. “Sinjalistika do të jetë provizore dhe do te jetë shumë e dendur. Kështu që të gjithë drejtuesit e automjeteve, unë drejtor automjet vetë, më pëlqen ti jap makinës dhe na shqetëson sinjalistika provizore,” tha Balluku.