Connect with us

Aktualitet

“Bandat në zgjedhje”/ Klodiana Lala tregon cilat janë vatrat e nxehta dhe grupet kriminale pas kandidatëve

Published

on

Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV.

Lala foli për bandat që janë aktivizuar në fushatë elektorale dhe emra konkretë kandidatësh, që ngrejnë pikëpyetje në këto zgjedhje.

“Sa herë ka fushata zgjedhore aktivizohen bandat. Janë tre ose katër banda që funksionojnë dhe kanë funksionuar historikisht në këtë qytet, në Elbasan.

Një nga eksponentët që shkaktoi incidentin në Elbasan, ka qenë pjesë e bandës së Suel Çelës. Mendoj që skandali më i madh në atë histori nuk është fakti që u përplasën disa njerëz të skeduar, por policia dhe prokuroria nuk reaguan. Policia nuk shoqëroi ato personazhe. Lufta është e fortë në Elbasan. Ka patur dy banda, një që kanë mbështetur PD-në, Capjat, ndërsa grupi tejtër PS-në.

 

Incidenti që ndodhi pak ditë më parë, është incident që është sinjal alarmi. Në Elbasan ka para të pista, trafik droge, rrugë komunikimi për trafik heroine. Janë njerëz të rëndësishëm të trafikut të kokainës, që kanë aktivitet në Amerikën latine dhe Dubai. Paratë do të hidhen për fushatë.

E shoh si një fushatë të ashpër. Këtë herë kemi një karakteristikë tjetër, bëhet fjalë edhe për emra të caktuar.

Kemi x kandidat të 20-ti në listë, do të tentojnë të thyejë herësin. Këtu mund ti duhet mbështetja e grupeve kriminale.

Nuk kemi personazhe me begraund të theksuar kriminale, sic ishte rasti i Mark Frrokut, Arben Ndokës. Këtë herë nuk kemi kriminelë të këtij kalibri, por janë grupet kriminale që po financojnë individë pa rekorde kriminale.

Përvec Elbasanit, shoh si shumë problematike Durrësin. Edhe atje ka patur banda që kanë mbështetur individë të caktuar.

Shoh si shumë problematike Fierin, gjithmonë ka luajtur balancat. Është një qytet që asnjëherë nuk ka shënuar krimet e rëndë që kemi parë.

Aqif Rakipi i larguar nga dekriminalizimi, ka të birin në listë. Në anën ligjore nuk ka pengesa, por moralisht nuk duhet të ishte në listë.

Kemi rastin e Ilir Ndraxhit, që në përgjimet e Avdylajt, ishte i preferuari i grupit kriminal. Se sa do të ndikojnë Avdylajt? Nuk e di

Nga PD kemi Rezart Tushën, pretendohet për një dëbim nga Zvicra, me dyshime për lëndë narkotike… Ai e ka mohuar, thotë më kanë dëbuar sepse më ka mbaruar leja e qëndrimit. Mendoj se kandidon nën muskujt e të fortëve. Nuk e di çfarë do të vendosë KQZ, por mendoj se nuk duhet të lejohet përderisa është dëbuar nga një vend.

Kemi Jurgis Cyrben të përgjuar me Shullazin, Ai nuk ka probleme me ligjin, por moralisht a më lind dyshimi, të mendoj se ai mund t’i marrë votat me të fortë? Kemi Rrahman Rrajën, një person me shumë drtiëhije. Jemi dëshmitar, se si ai manipuloi një ngjarje me një polici të tërë”, tha ndër të tjera Lala.