Connect with us

Uncategorized

Banka Botërore: Në Shqipëri e Kosovë rimëkëmbje e fortë e ekonomisë

Published

on

Shqipëria dhe Kosova rregjistruan një rimëkëmbje të fuqishme të ekonomisë së tyre pas frenimit që pësuan vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid 19, bëri të ditur sot raporti periodik i Bankës botërore mbi zhvillimet ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Ekonomia shqiptare pritet të rritet këtë vit me 7.2 përqind, ndërsa ajo e Kosovës me 7.1 përqind, një nga nivelet më të larta në rajon, duke u renditur pas Malit të zi, Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i të cilit parashikohet të arrijë në 10.8 përqind.

Ecuria e aktivitetit ekonomik në Shqipëri mbështetet kryesisht në sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit. Sipas drejtuesit të zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Emanuel Salinas “rritja më e qëndrueshme në sektorë të tjerë është endë një fushë mundësishë për vendin”. Parashikimet e Bankës Botërore janë që rritja të bjerë ndjeshëm në dy vitet e ardhshme, duke u reduktuar në një nivel mesatar prej 3,8 për qind për vitin 2022 dhe 3,7 për qind për vitin 2023. Ecuria e mëtejshme e saj, sipas Bankës Boterore, do të ndikohet dhe nga situata e pandemisë, përfshirë procesin e vaksinimit, i cili në Shqipëri po ecën me ritme të ngadalta, por dhe nga faktorë të tjerë që pritet të ndikojnë të gjithë rajonin, si rritja e çmimeve të energjisë që do të ketë ndikim në ekonomi gjatë muajve në vijim. “Pasiguria mbetet e larte dhe kjo kërkon ndërmarrjen e veprimeve apo kujdes në hartimin e politikave nga ana e autoriteteve”, theksoi zoti Salinas. Shqipëria është gjithashtu një ndër vendet me deficitin fiskal dhe borxhin publik nga më të lartët në rajon.

Sipas Bankës Botërore, rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë ka ndikuar dhe në ujen e varfërisë, niveli i së cilës, pritet të bjerë në kuotat e para pandemisë. Megjithatë, sipas të dhënave të këtij institucioni financiar ndërkombëtar, Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon, me 30.8 përqind, ndërkohë që vendet e tjera janë në kuota ndjeshëm më të ulta.