Aktualitet

Banorët e Manzës, bllokojnë rrugën për të penguar mbetjet urbane në zonë

Published

on

Banorët e zonës së Manzës, u kanë bërë postobllok mbetjeve urbane, duke vendosur barjera mbrojtëse për të penguar kalimin e mjeteve që sjellin në zonë gjatë natës mbetjet e dyshuara që vijnë nga qyteti i Durrësit.

24 orë më parë banorët e Manzës denoncuan me video të dërguara se zona vijon të përdoret për venddepozitimin e mbetjeve urbane, pavarësisht se disa javë më parë u deklaruar se kriza e menaxhimit të mbetjeve në Durrës u zgjidh me dërgimin e tyre në Sharrë. Dyshimet e banorëve  janë se mbetjet vijnë nga qyteti, por pretendimet e tyre nuk janë marrë parasysh, ndërsa reagimi nga institucionet mungon totalisht.

Me rikthimin e fenomenit pavarësisht protestave të vazhdueshme, banorët duket se  kanë ndryshuar strategjinë e tyre të përballjes. Ditën e djeshme ata  kanë bllokuar rrugën me këto blloqe massive betoni ku kanë shkruar edhe një mesazh të qartë për autoritetetet. Banorët  thonë se depozitimi dhe djegia e mbetjeve aty u ka vështirësuar jetesën duke e kthyer zonën në një bombë ekologjike.

Çështja e mbetjeve, ka shkaktuar dhe reagimin e këtij shqiptari të lindur në Itali, që apelon për reagim qytetar, pasi nuk është vonë. Student mjeksie në Itali, i ri shprehet i shqetësuar se pasojat e kësaj që po ndodh sot do të ndihen në të ardhmen, ndaj kërkon që të dëgjohet zëri i banorëve.

E ashtuquajtura kriza e mbetjeve në Bashkinë Durrës nisi në muajin qershor kur venddepozitimi i Porto Romanos u mbyll për tu shndërruar në një eko park.

Exit mobile version