Connect with us

Aktualitet

Bardhi: Rama dhe Balla i kanë braktisur në Elbasan, më 25 Prill fitojnë qytetarët!

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë se zonat që i kanë dhënë më shumë besim Partisë Socialiste si Gramshi Librazhdi apo Përrenjasi janë lënë në varfëri ekstreme me mungesat më bazike. Ai thotë se ndërkohë që qytetarët nuk kanë rrugë Edi Rama dhe Taulant Balla shëtisin resortet më luksoze.

Bardhi shprehet se më 25 Prill nuk fiton një grusht pushtetarësh por fermerët dhe ata që janë harruar në këto 8 vite.

“Abuzimi i qeverisë, i Rilindjes në këto 8 vite, është kudo i pranishëm. Deformimi më i madh preket në zonat e thella të qarkut Elbasan, të cilat fshihen nga kujtesa me komandë të nesërmen e zgjedhjeve. Askund si këtu nuk ka ndodhur që përfaqësimi që i është dhënë dikujt, ose disave të përkthehet vetëm në privilegj e luks për ata dhe harresë e braktisje për qytetarët.

Politika e ndjekur nga Rilindja në këto 8 vite s’ka asgjë të bëjë me funksionin themelor të qeverisjes, shërbimin ndaj njerëzve. Po në qarkun Elbasan kontrasti mes asaj që premton dhe asaj që bën është tragjik dhe i kudondodhur, aq më tepër në zonat që i kanë dhënë më së shumti besim Partisë Socialiste, si në Gramsh, Librazhd, apo Prrenjas.

Vetëm këtu ka ndodhur që njerëzit janë në varfëri ekstreme, me mungesat më bazike, ndërkohë që Edi Rama dhe Taulant Balla ndajnë çdo ditë pasuri e privilegje.

Qytetarët s’kanë rrugë, Edi Rama dhe Taulant Balla shëtisin resortet luksoze me biznes klas. Qytetarët mezi nxjerrin ushqim në tavolinë, Edi Rama dhe Taulant Balla ndajnë tenderat miliona euro dhe ofiqet. Qytetarët s’kanë një orendi normale në banesë, Edi Rama dhe Taulant Balla kalojnë pushimet në hotele me 5 yje.

Fermerët dhe fshatarët e zakonshëm kërkojnë vemendje e mbështetje, Edi Rama dhe Taulant Balla kanë kohë vetëm për miqtë me të cilët janë zhytur në afera.

Këtij model të keq, të mbrapshtë i ka ardhur fundi. Me 25 prill nuk fiton më një grusht pushtetarësh që janë verbuar nga babëzia. Me 25 prill fitojnë qytetarët, fermeret, fitojnë ata që janë harruar në këto 8 vite. Me Partinë Demokratike fiton shumica e njerëzve, fiton Shqipëria!”, shkruan Bardhi. tpz.al