Itali

Bari, shkelën masën e sigurisë, katër në pranga

Published

on

Pavarësisht se ishin në arrest shtëpie, me përdorimin  e byzylykut elektronik,   katër persona u arrestuar në dy operacione  nga Policia e Shtetit dhe Karabinierët në Bari Itali, pasi shkelën masën e sigurisë. Personat kishin shkelur dhe masën e sigurimit për të mbajtur kontakte me njëri-tjetrin dhe me shkelësit e tjerë të ligjit. Të katër, pas hetimeve dhe arrestimit të realizuara tetorin e kaluar, pas një periudhe fillestare të paraburgimit në burg, kërkuan dhe siguruan masën alternative, më të lehtë atë të arrestit shtëpiak.Në të njëjtën kohë, Karabinierët e Njësisë Hetimore në Bari filluan një tjetër hetim, pas disa deklaratave të bëra nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, që synonin të verifikonin mundësinë  e  riorganizimi të grupeve kriminale që operonin në Japigia dhe riorganizimin e trafikut të paligjshëm.Nga hetimet e karabinierëve rezultoi që 4 subjektet kishin shkelur në mënyrë të përsëritur dispozitat në lidhje me masën e sigurimit. Pas ndalimit, të katër të pandehurit u dërguan në burgje të ndryshme, ku do të qëndrojnë për një kohë të pacaktuar në dispozicion të Autoritetit Gjyqësore.//Telebari

 

Exit mobile version