Connect with us

Aktualitet

Basha: 25 prilli masakër elektorale, përfundimi rrëzimi i regjimit

Published

on

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu uroi ditën e sotme mirëseardhjen trupave të NATO, që po zhvillojnë stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21” në Shqipëri.

Në një dalje për mediat Basha, u ndal edhe njëherë te zgjedhjet e 25 prillit të cilat i cilësoi një masakër elektorale.

“25 prilli është një masakër elektorale. Besimi, shpresa që zgjuam, pavarësisht rolit të paprecedentë të krimit të organizuar dhe shkrirjes së vijave ndarëse të partisë dhe shtetit, nuk ja dolën dot”, tha kreu i PD.

Më tej, Basha u shpreh se PD do të vazhdojë me mbledhjen e fakteve të manipulimit të zgjedhjeve. Sipas tij kjo betejë do të zhvillohet në të gjitha frontet dhe përfundimi do të jetë rrëzimi i regjimit.

“Media duhet të drejtojë pyetjet te Rama-Doshi-Rakipi. Si i mori votat Tom Doshi, Vangjush Dako?

Do të luftojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi do të jetë rrëzimi i regjimit”, u shpreh Basha.