Aktualitet

Basha: Durrësi e di, se e diela është dita e ndryshimit dhe e fitores më të madhe

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur edhe në qytetin e Durrësit, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët e shumtë.

Në fjalën e tij, Basha tha se asgjë nuk i ndal shqiptarët të dalim masivisht dhe të votojnë.

Lideri i opozitës gjithashtu tha se këto janë zgjedhjet më vendimtare sepse vota për numrin 9 më 25 prilli do të shërbej për t’i dhënë fund tranzicionit dhe është dita e parë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Durrësi e di, dhe gjithë Shqipëria se e diela është dita e ndryshimit dhe e fitores më të madhe”, tha Basha.

Exit mobile version