
Ish-miss-i dhe moderatorja nga Durrësi Floriana Garo, e cila prej disa vitesh është zhvendosur për të jetuar në Tiranë, tashmë jo më si një figurë ekrani por me një rol në politikë.
Kryedemokrati Lulzim Basha e ka caktuar Garon zëdhënëse të fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
Nuk dihet nëse Garo do të jetë e fokusuar vetëm te fushata, apo do të kandidojë edhe për një vend në Kuvend.